Bekim Jashari mbron Fjolla Morinën: Ka dashur ta imitojë Rita Orën

Në lidhje me zhveshjen e këngëtares Fjolla Morina, u mor shembull edhe Rita Ora.

Përveç vetë këngëtares që e ka marrë shembull yllin botërorë, është edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, shkruan Insajderi.

Ai në lidhje me reagimet e shumta që u bënë se si Fjolla Morina u paraqit në një koncert në Skenderaj, tha se është përgjegjësi e vet saj, ndërsa theksoi se ka dashur ta imitojë Rita Orën.

“ “Sa i përket paraqitjes skenike të Fjolla Morinës, mbrëmë, është përgjegjësi e këngëtarëve dhe më vjen mirë nga ju media që nëpërmjet kësaj këngëtareje (mbase ka dashur ta imitojë Rita Orën, e që këtë mund ta vlerësojë publiku), t’u zgjohet kureshtja dhe të shkruani e të raportoni për aktivitetet që po ndodhin në Skenderaj”, ka shkruar ndër të tjera Jashari.

Ky organizim ka ardhë në kuadër të manifestimit “60 ditë – 60 aktivitete”, për diasporën.

“Ideja dhe i gjithë organizimi i aktiviteteve është i Qendrës Rinore Publike, me mbështetje të bizneseve lokale, dhe i përkrahur nga unë si kryetar i Komunës”, pohoi ai.

Jashari, në fund ka thënë se shpreson që do të ketë interesim edhe për aktivitetet e tjera./ Insajderi.com

The post Bekim Jashari mbron Fjolla Morinën: Ka dashur ta imitojë Rita Orën appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 25, 2019 10:01 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=147137
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit