Bekim Pocesta: Dibra ime ka nevojë për ndryshim

-Blic intervista me kandidatin për kryetar të komunës së Dibrës, Dr. Bekim Pocesta-

Kandidati për kryetar të komunës së Dibrës nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Dr.Bekim Pocesta në një intervistë të shkurtër për INA flet për arsyet e hyrjes së tij në garën për komunën e Dibrës, nevojat emergjente që ka kjo komunë si dhe projektet prioritare që do të realizohen gjatë mandatit të parë.

Bekim Pocesta është një specialist i njohur i mjekësisë në kardiologji, i cili thotë se për Dibrën është i gatshëm të jap gjithçka. Ai ka lindur në Dibër më 28.04.1968, shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, të mesmen e filloi në Dibër dhe e mbaroi në Kumanovë. Fakultetin e Mjeksisë e mbaroi në “Universitetin e Prishtinës”, ndërsa Specializimin për Kardiologji e kreu në Universitetin “Nënë Tereza” në Tiranë. Ishte njëri ndër themeluesit e parë të “Bashkimit të Rinisë Demokratike të Maqedonisë, si një lëvizje e fuqishme shqiptare në periudhën pas ndarjes së Maqedonisë nga ish-federata jugosllave. Aktualisht punon në Klinikën e Kardiologjisë në Shkup, ndërsa vite më parë për një periudhë të shkurtër ka qenë drejtor i saj.

Duke qenë një specialist shumë i përkushtuar i kardiologjisë, por duke mos lënë prapa edhe aktivizimin politik, cila ishte arsyeja më e fortë që i keni hyrë garës për komunën e Dibrës?

Bekim Pocesta: Duke parë Dibrën që kishte ardhur në një gjendje kaotike , me një infrastrukturë totalisht të shkaterruar , me një ulje të drastike të zhvillimit ekonomik dhe me një shperngulje masive të rinisë jasht Dibre e kisha të domosdoshme të jap kontributin tim maksimal për te ndihmuar maksimalisht në ringjalljen e qytetit tim historik. Duke parë ekipin tonë të jashtzakonshëm isha i bindur se kjo gjë mund të arrihet pasiqë Dibra i ka resurset natyrore dhe njerëzore për tu bërë një qytet i zhvilluar dhe modern.

Cilat janë nevojat emergjente që ka Dibra?

Bekim Pocesta: Dibra tashmë për shkak të keq menaxhimit ka mjaftë nevoja dhe sipas rëndësisë kemi konkluduar se të gjitha janë po aq emergjente megjithatë themelore janë katër:

– Çështja e ujit të pijshëm

– Rregullimi i deponisë së egër të mbeturinave

– Infrastruktura rrugore

– Zhvillimi ekonomik

Andaj tashmë është shumë e qartë se Dibra ime ka nevojë për ndryshim dhe të gjithë këtë mezi po e presin me një fitore në zgjedhjet e 17 tetorit.

Tre projektet e juaja me prioritet për Dibrën?

Bekim Pocesta: Unë së bashku me ekipin personal zotohemi se maksimalisht do të angazhoemi në këto tre projkete kryesore :

– Cështjen e ujit të pijshëm

– Përmirësimin e infrastrukturës së qytetit

– Zhvillimin ekonomik duke përfshirë këtu bujqësinë dhe blegotrinë, turzimin që të gjitha janë të ndërlidhura mes veti.

Dibra vërtetë nga një qendër shqiptare u shndërrua në një zorrë qorre. A keni ndonjë plan afatgjatë për të ndryshuar gjendjen e tillë?

Bekim Pocesta: Dibra e së ardhmes është projekti ynë afatgjatë që parasheh infrastrukturë lidhëse me “Rrugën e Arbërit” për komunikim më efikas të biznesit dhe kthimin e qytetit në nyjen lidhëse të mbarë rajonit .

Një Dibër tjetër është në mërgim, sidomos SHBA, Itali e vende tjera. A keni ndonjë plan konkret për të shfrytëzuar diasporën si resurs i çmuar?

Bekim Pocesta: Mërgata Dibrane do të ketë rolin parësor në secilit hap tonin duke filluar nga vendimmarja për proceset kyce deri tek projektet që duhet të menaxhohen drejt për së drejti nga ata duke luajtur rolin e ndërmjetësit në atë mënyrë që përfitimet e Dibrës të jenë maksimale.

Rinia dibrane . Çfarë keni planifikuar ?

Bekim Pocesta: Rinia Dibrane ka dëshmuar se ka potencialin e duhur për të menaxhuar me kompani të nivelit botëror. Ne do të bëjmë krijimin e kushteve për start-up, zyra të posaçme trajnimi me qëllim të përvetësimit të kualiteteve na më të ndryshmet që do të mundësojnë angazhimin e tyre të mëtutjeshëm në tregun e punës.

Cila është porosia e juaj për dibranët dhe pse duhet votuar juve?

Bekim Pocesta: Dibranët krenohen me qytetin e tyre andaj unë zotohem se unë do të bëj gjithcka për ti rikthyer nderin dhe krenarinë e qytetit tonë. Zotohem për ndryshim,zotohen që do ta lirojmë dibrën nga kapja e individëve të caktuar. Ne Dibrën do ta bëjmë me dibranët dhe bashkë me të . Ju faleminderit! (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey