Bekim Sali: Të dielën festojmë fitoren e madhe dhe ditën e parë të ndryshimit në Çair

Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Çairit, Bekim Sali tha se po afrohet dita e fitores së madhe.

“Të dielën do ta festojmë fitoren e madhe dhe ditën e parë të ndryshimit të madh në Çair. Jam këtu për t’ju parë në sy dhe për t’ju thënë një faleminderit të madh për mbështetjen. Ndonëse rezultati i të dielës dihet, dua të them se të gjithë ju jeni njerëzit jeni njerëz të zemrës sime”, deklaroi Bekim Sali.

Bekim Sali tha se kjo fitore nuk është e atij por e të gjithëve.

Ai tha se gjatë ditëve të kaluar është takuar me mijëra njerëz, dhe shtoi se ua ka vërejtur lodhjen dhe trishtimin që e kanë.

‘Ata presin ndryshim dhe padyshim ky ndryshim vjen më 17 tetor. Nuk kemi kohë më për eksperimente fjalë boshe dhe shtrembërimeve, ka mbaruar koha e fjalëve të mëdha, tani është koha e punëve të mëdha, prandaj me 17 tetor do të fitojmë”, deklaroi Bekim Sali.

Sali tha se përmes Master Planit do të jipet një zgjidhje për ta bërë Çairin, vend urbanistik.

“Çairit do të ja zgjidhim problemin e parkingjeve dhe kaosit të trafikut, prandaj më 17 tetor do të fitojmë. Të rinjtë dhe të rejat do të kenë një qendër për kulturë, inovacion dhe ndërmarrësi ku do të mund të vijë në shprehje kreativiteti i tyre por edhe do të edukohen njësojë si bashkëmoshatarët e tyre anekandë botës, prandaj më 17 tetor do të fitojmë”, tha Sali.

Bekim Sali tha se ata kaun vendosur që ta ç’rrënjosin urinë nga Çairi.

“Për këtë do ta themelojmë kuzhinën publike për skamnorë, prandaj më 17 tetor do të fitojmë. Rikthimi dhe renovimi i palestrës Partizan është detyrim për ne dhe të rinjtë të shpëtojnë nga bastoret dhe kazinot, prandaj më 17 tetor do të fitojmë. Meqë më të moshuarit si të rinjtë janë të rëndësishëm për ne, andaj ne do të themelojmë vatra për të moshuarit që aty të kujdesemi edhe për të dashurit tanë, prandaj me 17 tetor ne duhet të fitojmë”, tha Bekim Sali.

Bekim Sali tha se në Çair po lind një shpresë.

“Unë askujt në jetë nuk i kam borxh, nuk i kam vjedhur askujt diçka. Askujt nuk i kam premtuar diçka që nuk e kam realizuar, askënd nuk e kam ofenduar dhe askujt nuk i detyrohem për asgjë. Falë Zotit jam i pastër dhe i kërkojë votat e pastërta. Prandaj më 17 tetor ne do të fitojmë”, u shpreh Bekim Sali.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey