Bekteshi dhe Kovaçevski për vizitë zyrtare në Kosovë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i SHA ESM-së, Vasko Kovaçevski sot do qëndrojnë për vizitë zyrtare në Prishtinë, në Republikën e Kosovës.

Në kuadër të vizitës, ministri dhe drejtori do të takohen me ministren e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanoli.

Gjatë vizitës dhe takimit zyrtar do të shkëmbehen mendime për çështje të rëndësishme në lidhje me thellimin e bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve, projektet e ardhshme dhe bashkëpunimin në sektorin energjetik.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey