Bekteshi: E ndjekim gjendjen nga afër me çmimet e prodhimeve themelore, nëse nevojitet menjëherë do të intervenojmë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka komentuar edhe paralajmërimet e fundit për “shok” çmimesh të produkteve ushqimore. Thotë se po e ndjekin situatën me çmimet e prodhimeve themelore, duke shtuar se nëse është e nevojshme do të intervenojnë, transmeton TV21.

“E ndjekim situatën nga afër dhe varësisht nga ajo se si do të lëvizin çmimet e lëndës së parë dhe repromaterialeve në pjesën e importit dhe prodhimit të prodhimeve tek ne, nëse ka çmime shokuese, menjëherë do të veprojmë, duke iu referuar Ligjit për tregti dhe për shitje me shumicë dhe pakicë, siç tanimë kemi bërë vitin e kaluar, kur nuk lejuam rritje enorme të çmimeve”, tha Bekteshi.

Ai theksoi se kjo posaçërisht ka të bëjë për çmimet e prodhimeve themelore, në pajtim me shportën konsumatore.

“Do të shohim nëse do të ketë rritje të çmimeve të atyre prodhimeve. Çdo ditë jemi duke ndjekur se çka po ndodh dhe nëse ka çmime të larta shokuese menjëherë do të veprojmë si Ministri e Ekonomisë dhe do të marrim vendime për ngrirjen e çmimeve. Nuk flitet për rritjen e tyre për 500 për qind dhe nëse ndodh një gjë e tillë, sigusiht se ne drejtpërdrejtë do të intervenojmë”, tha Bekteshi dhe përkujtoi se vendimet e tilla tanimë janë miratuar gjatë pandemisë me Kovid-19.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey