Bekteshi: Sjellim masa për mbrojtjen e qytetarëve, por disa komuna keqpërdorin energjinë elektrike në kurriz të amvisërive

“Kemi 1400 ton import të vajit për gatim vetëm në 24 ditët e fundit, ka sasi të mjaftueshme të produkteve bazë ushqimore. Ne si Qeveri do të lejojmë eksportin, që çmimi i eksporteve të ndikojë në uljen e çmimeve në tregun vendor ”, kështu deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në forumin e organizuar për “100 ditëshin” e qeverisë.

Ministri i Bekteshi potencoi se kriza në vendin tonë është importuar nga jashtë, por megjithatë janë sjellë masa për të mbrojtuar standardin e qytetarëve, dhe të gjitha këto masa e ndërmarra kanë dhënë rezultatet e duhura.

“Ndonse krizën e kemi të importuar, si Ministri e Ekonomisë, kemi sjellë masa për të mbrojtuar standardin e qytetarëve, masat e ndërmarra dhanë rezultat. Nga janari, lirisht mund të themi se jemi lider në pjesën e përballjes me krizën energjetike, por edhe në pjesën e rritjes së prodhimitarisë vendore. Si Ministri e Ekonomisë edhe nga viti i kaluar, në bashkëpunim me institucionet tjera kemi ndërmarrë masa përkatëse. Me të cilën menjëherë kemi përfshirë masën për uljen e TVSH-së nga 18% në 5% si dhe kemi punuar në plotësimin e planeve për të gjitha veprimtaritë, kapacitetet tona vendore me qëllim që të mos kemi nevoj për importe plotësuese nga kompanitë tona energjetike. Nga janari, lirisht mund të themi se jemi lider në pjesën e përballjes me krizën energjetike, por edhe në pjesën e rritjes së prodhimitarisë vendore. Ministriа e Ekonomisë, nga nëntori po marrim masa në përputhje me Ligjin për tregti, ku rregullohen kushtet për bërje tregti, duke filluar nga zinxhiri, tregtia me shumicë, tregtia me pakicë me qëllim që të zbusim presionin i kemi ngrirë çmimet e disa produkteve të caktuara. Në mars, në bashkëpunim me Odat Ekonomike, përfshimë ngrirjen e marzheve për të mos ndikuar negativisht në pjesën e likuiditetit të kompanive tona”, potencoi ministri Bekteshi.

Ministri Bekteshi gjithashtu potencoi se gjithmonë ka palë destruktive që dëshirojnë në mënyrë artificiale ta thellojnë krizën.

Ministri shtoi se disa Komuna në kundershtim me ligjin për energjetike dhe ligjet tjera krijojnë ndërmarrje publike ku ndiçimi publik dhe objekteve të tjera që janë në treg të lirë i redestinojnë në tregun e rregulluar.

“Dua të thekoj edhe një çështje shumë të rëndësishme, duke pasur parasyshë se përballja me krizën energjetike ndonse është e importuar në Maqedoninë e Veriut gjithmonë ka palë destruktive që dëshirojnë në mënyrë artificiale ta thellojnë këtë krizë. Kemi raste kur ditëve të fundit disa Komuna në kundërshtim me Ligjin për energjetikë dhe ligjet tjera, duke mos mundur të menaxhojnë komunat, krijojnë ndërmarrje publike, ku ndiçimi publik dhe objekteve të tjera që janë në treg të lirë i ridestinojnë në tregun e rregulluar. Kjo do të thotë se nga janari deri në fund të qershorit komunat duan të krijojnë një problem artificial në rregullimin e çmimit qo do të jetë mbi kurrizin e qytetarëve, konkretisht mbi amvisritë që janë në tregun e rregulluar. Flasim për shpenzime për mbi 50 milionë euro që ata e krijojnë në këtë mënyrë për të krijuar një krizë të këtillë. Kjo do të thotë shpenzime të mëdha për familjet tona, për amvisritë, për qytetarët tanë. Por gjithsesi jemi të përgatitur dhe këtë nuk do ta lejojmë”, u shpreh ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në forumin e organizuar për 100 ditëshin e qeverisë.

Ministri Bekteshi mes tjerash potencoi se modeli i modeli i ri i tarifave për përcaktimin e çmimeve do të përcatkojmë bllok të ri ku do të mbrojmë dhe kategorit me rrezik social do të paguajn çmim më të ulët, ndërsa ata të cilët përpiqen të keqpërdorin sistemin dhe në atë mënyrë të përfitojnë dhe kjo krejt të shkoj në kurriz të qytetarëve dhe mbi standardin e tyre nuk do ta lejojmë. Dhe veç kësaj ata që janë të interesuar do t’i lejojmë të prodhojnë energji.

“Situatën e përcjellim në kontinuitet dhe i ftoj sidomos ato që i menaxhojnë disa komuna dhe bizenese të caktuara që dëshirojnë ta bëjnë këtë me institucionet, të mos ta bëjnë, sepse në një moment publikisht do t’i tregojmë cilat janë komunat që duan në kurriz të qytetarëve ta keqpërdorin sistemin që të mos bartin asnjë përgjegjësi në pjesën e përballjes me krizën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore”, tha Bekteshi.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey