Bekteshi: Subvencione për qytetarët deri në 18,000 denarë për instalimin e një pajisje gazi në automjete

Të gjithë qytetarët të cilët nga nesër do të blejnë dhe instalojnë një pajisje për gaz të lëngshëm të naftës (LPG), metan ose lloj tjetër të karburantit alternativ në automjete, do të kenë mundësinë të marrin rimbursim prej 50% të çmimit, por jo më shumë se 18,000 denarë .

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi informoi sot në një konferencë për shtyp se nesër do të shpallet thirrja publike për subvencione për instalimin e një pajisje të tillë në automjete.

„ Më vjen shumë mirë që Qeveria jonë e ka pranuar dhe angazhohet për agjendën e gjelbër dhe prandaj me kënaqësi sot para jush prezantoj njërën prej masave që vijojnë në procesin e përmirësimit të cilësisë së jetës dhe të mjedisit jetësor. Agjendën e gjelbër e promovojmë sot me njërën prej masave për përballje me ndotjen e ajrit nga automjetet, e kjo është masa për subvencionimin e qytetarëve që do të instalojnë pajisje për gaz të lëngshëm të naftës (GLN), metan ose lloj tjetër të karburantit alternativ në automjetet, tha Bekteshi.
Ministri informoi se sipas shpalljes, të gjithë qytetarët që nga nesër do të instalojnë këtë lloj të pajisjeve në automjetet e tyre do të mund të realizojnë të drejtën e kthimit të 50 për qind të mjeteve për instalimin e pajisjes së gazit, por jo më shumë se 18.000 denarë, respektivisht 300 euro.

Në mënyrë që të marrin subvencione, pronarët e automjeteve të prodhuara nga viti 2005 e këndej, duhet të bëjnë blerjen dhe instalimin e aparateve me forcë lëvizëse në GLN, metan ose ndonjë lloj tjetër të karburantit alternativ në automjetet, pas ditës së shpalljes së Thirrjes publike, në ndonjërën nga ndërmarrjet që bëjnë shitjen dhe instalimin e pajisjeve të tilla.

Me automjetin e tillë të ripërpunuar, pronari duhet t’i drejtohet Shërbimit teknik që do të konstatojë ripërpunimin dhe pronari do të udhëzohet në MPB ku duhet të paraqitet ripërpunimi. Në MPB pronarit i jepet referencë, që ia dorëzon shërbimit teknik, në mënyrë që të mund të ushtrohet kontrolli i përputhshmërisë së ripërpunimit të bërë. Shërbimi teknik e kontrollon automjetin, përpilon procesverbal dhe lëshon vërtetim për përputhshmërinë e pajisjes së instaluar (i njohur si ATEST) dhe letër përcjellëse.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey