Ben-Meir: Nëse Serbia do integrim në BE duhet ta ndalë fushatën e çnjohjes së Kosovës

Eksperti amerikan për Ballkanin: Nëse Serbia do integrim në BE duhet ta ndalë fushatën e çnjohjes së Kosovës.

Njohësi amerikan i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir, vlerëson se Serbia duhet të tërhiqet nga fushata e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës nëse do integrim në Bashkimin Evropian.

“Është shumë me rëndësi që Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer dhe i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak janë duke bërë presion tek dy vendet që ta vazhdojnë dialogun”, është shprehur Ben-Meir në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.

“Derisa Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq deklaron që “unë besoj në mundësinë e arritjes së zgjidhjes së kompromisit në dialog me Kosovën”, në të njëjtën kohë ai vazhdon fushatën për të bindur vendet tjera që ta çnjohin pavarësinë e Kosovës”.

“BE dhe SHBA duhet t’ia bëjnë të qartë Vuçiqit që ai nuk mund të shkojë në dy anët, por duhet të vendosë që nëse Serbia dëshiron të integrohet në BE, fushata e çnjohjes së Kosovës duhet të ndërpritet”.

Sipas tij normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën është thelbësore për integrimin e Beogradit në BE.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey