Beniada flet për herë të parë për ndarjen nga i dashuri: Meriton më të mirën

Beniada është komentuar shumë për jetë e saj private pas përfundimit të edicionit të parë të “BBVA”. Ajo u përfol së pari për lidhjen e saj me vëllaun e Arbër Hajdarit e më pas për ndarjen, shkruan lajmi.net. Lidhur me ndarjen nga Blert Hajdari, ajo ka folur për herë të parë. “Ka rëndësi çfarë ne […]

shtator 19, 2023 - 18:30
 0  6
Beniada flet për herë të parë për ndarjen nga i dashuri: Meriton më të mirën

Beniada është komentuar shumë për jetë e saj private pas përfundimit të edicionit të parë të “BBVA”.

Ajo u përfol së pari për lidhjen e saj me vëllaun e Arbër Hajdarit e më pas për ndarjen, shkruan lajmi.net.

Lidhur me ndarjen nga Blert Hajdari, ajo ka folur për herë të parë.

“Ka rëndësi çfarë ne jetojmë. Edhe nëse një lidhje mbaron ka rëndsi ta kemi shijuar. Si ka shkuar, ka shkuar, s’ka rëndësi. Ne duhet të marrim vetëm kujtimet e bukura. I uroj më të mirën vetes dhe atij personi sepse meriton më të mirën. Kur je pozitive të shkojnë gjërat mbarë. Edhe nëse kam kaluar një verë me ulje-ngritje, jam e lumtur. Tani jam single dhe mendoj se do vijë një dashuri shumë e bukur.”, tha ajo e ftuar në Wake Up.

Ndryshe, ajo ishte ndër banorët e preferuar të “BBVA” e gjithashtu edhe finaliste./Lajmi.net/