Beniada ikë nga Shqipëria, zbulohet arsyeja

Ajo është cilësuar si njëra nga femrat më solare shqiptare.

Beniada Nishani është një nga ish-banoret më të pëlqyera të Big Brother Vip.

Modelja pas eksperiencës së saj në reality-show-n, BBV, mori oferta për të punuar në television, mundësi të cilën e shfrytëzoi në moment.

Por ky ndryshim i papritur bëri që ajo të jetë larg familjes së saj, e cila jeton në shtetin fqinj, Itali. Mirëpo siç duket Beniada ka vendosur të marrë disa ditë pushimi për tu rikthyer në Itali për të vizituar familjen e saj.

Me anë të një fotoje në Instagram nga rehatia e divanit të saj modelja lajmëron: Edhe pak do nisem për Ravenna, me ne fund 4 muaj pa takuar familjen time.

Ky do të jetë një udhëtim i shkurtër, pasi Beniada u sigurua të tregonte se do rikthehet sërisht. “Rikthim,”-shkruajti modelja gjithashtu.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey