Beniada pjesë e homazheve të ish presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani

Edhe Beniada pjesë e homazheve të ish presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Ish presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka ndërruar jetë të shtunën që lamë pas.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare, shkruan lajmi.

Ish presidenti, Nishani ishte i shtruar në një spital në Berlin të Gjermanisë, pothuajse prej një muaji.

Ishte duke u trajtuar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pasi kishte komplikime të periudhës post-COVID.

Në nder të jetës dhe veprimtarisë së tij, homazhet nisën sot në hollin e presidencës në orën 10:00, ku të pranishëm ishin njerëz të profileve të ndryshme, miq e bashkëpunëtorë të të ndjerit.

Në një imazh të publikuar nga Top Channel, shihet se pjesë e homazheve në nder të ish presidentit ka qenë edhe mbesa e tij, Beniada Nishani.

Beniada gjatë rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP”, kishte deklaruar se kishte lidhje gjaku me ish presidentin, Nishani.

“Askush nuk vdes në tokë për sa kohë që jeton në zemrën e atyre që mbeten”, kishte shkruar ish banorja duke shprehur ngushëllime për vdekjen.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey