Benitez gati ta zëvendësojë Gattuson në Napoli

Presidenti i Napolit telefonon Benitezin, Gattuso ka kohë dhjetë ditë për t’i rikthyer rezultatet e duhura.

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka telefonuar trajnerin Rafael Benitez dhe i ka dhënë trajnerit Gennaro Gattuso dhjetë ditë kohë që t’i rregullojë gjërat.

Sipas Il Corrier dello Sport, pas humbjes ndaj Hellas Verona, presidenti nuk është ndarë i kënaqur nga Gattuso, transmeton lajmi net.

Thuhet se nëse shkarkohet Gattuso, Benitez është i hapur që të pranojë stolin e klubit italian.

Napoli do përballet me Spezian këtë javë në Kupën e Italisë, pastaj do përballet me Parman dhe Genoan në Seria A.

Këto ndeshje do jenë vendimtare për Gattuson dhe në rast që brenda dhjetë ditëve nuk ia del të ndryshojë rezultatet, atëherë do shkarkohet.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey