Benzema: A duhet Real Madridi ta blejë një sulmues të ri? Nuk më bën

Sharing is caring!

Benzema: A duhet Real Madridi ta blejë një sulmues të ri? Nuk më bën
Benzema: A duhet Real Madridi ta blejë një sulmues të ri? Nuk më bën

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, këmbëngul se është i përqendruar në punën e tij në fushë dhe se nuk i bën nëse klubi vendos apo jo të blejë një sulmues të ri, duke theksuar se i takon vetë klubit të bëjë siç ndihet në këtë drejtim.
Benzema shënoi het-trik në fitoren e Real Madridit 3:0 kundër Athletic Club në Santiago Bernabeu të dielën pasdite, duke e çuar në 30 numrin e përgjithshëm të golave për Realin në të gjitha garat këtë sezon, por thashethemet për transferimin e një sulmuesi të ri në Madrid nuk kanë të ndalur, transmeton Gazeta Express.
Një emër që është përfolur vazhdimisht me kalimin në Madrid është sulmuesi serb i Eintracht Frankfurt, Luka Jovic, ama Benzema nuk brengoset edhe nëse i shtohet konkurrenca në sulm.
“I takon klubit, nuk më bën”, tha Benzema kur u pyet nëse Real Madridi duhet ta transferojë një 9-sh.
“Unë jam i përqendruar në punën time në fushë dhe për të parë sesi mund ta ndihmoj klubin”, shtoi francezi.

Sharing is caring!

Loading...
shares