Benzema nuk e ka aspak frikë PSG-në: Do të shkojmë për të fituar ndeshjen

Karim Benzema mori trofeun e tij për futbollistin më të mirë të martën në mbrëmje nga gazeta madrilene AS.Sulmuesi i Real Madrid ka shfrytëzuar rastin për t’i dërguar një mesazh PSG-së para takimit të tyre në Champions League.“Do të shkojmë për të fituar ndeshjen e parë dhe atë të kthimit”.

“Është një sezon spektakolar dhe madhështor. Jam shumë i lumtur. Vij të përfitoj nga dita, pastaj të mendoj për Parisin”, deklaroi i prekur, sulmuesi teksa merrte çmimin e tij. Karim Benzema ka shënuar 36 gola në vitin 2021 në të gjitha garat, totali i tij më i lartë në një vit kalendarik në një karrierë klubi. Dhe ai nuk ka ndërmend të ndalet me kaq, marrë nga RMC Sport.“Duhet të fitojmë çdo ndeshje për të fituar Ligën e Kampionëve, e dimë që PSG është një ekip i madh, por ne mund të fitojmë”.PSG dhe Real Madrid do të përballen më 15 shkurt dhe 9 mars për të siguruar një vend në çerekfinale.

“Është një ndeshje që të gjithë duan të luajnë, vazhdoi ai. Ne do të shkojmë për të fituar. Ndeshja e parë dhe ajo e kthimit. Ne duam Ligën e Kampionëve”.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey