Berat Gjimshiti operohet me sukses, ja sa pritet të mungojë

Mbrojtësi i Atalantas, Berat Gjimshiti është operuar me sukses. Gjimshiti theu dorën derisa përfaqësonte Kombëtaren e Shqipërisë.

Atalanta ka konfirmuar që Gjimshiti është operuar me sukses dhe do mungojë një muaj.

“Futbollisti Berat Gjimshiti kreu me sukses një ndërhyrje kirurgjikale në parakrahun e majtë. Në disa ditë, mbrojtësi do vazhdojë stërvitjen, maksimumi i rikthimit është 30 ditë”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, tani si pasues i Gjimshitit te Atalanta pritet të jetë Jose Palomino.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey