Berisha flet për mosbindjen civile: Lëvizja që po vjen, s’e ka parë vendi kurrë

Pasi u kërkoi kryetarëve të degëve dhe kryesisë së partisë që të mobilizohen, ish-kryeminsitri Sali Berisha deklaron se PD po bëhet gati për mosbindje civile. Duke theksuar se kryeministri Edi Rama ka kryer grusht shteti dhe puç për të marrë Parlamentin, Berisha tha se lëvizja që po përgatitet nga opozita nuk është parë ndonjëherë në […]

Nëntor 30, 2023 - 12:45
 0  8
Berisha flet për mosbindjen civile: Lëvizja që po vjen, s’e ka parë vendi kurrë

Pasi u kërkoi kryetarëve të degëve dhe kryesisë së partisë që të mobilizohen, ish-kryeminsitri Sali Berisha deklaron se PD po bëhet gati për mosbindje civile.

Duke theksuar se kryeministri Edi Rama ka kryer grusht shteti dhe puç për të marrë Parlamentin, Berisha tha se lëvizja që po përgatitet nga opozita nuk është parë ndonjëherë në Shqipëri.

“Kjo është një thirrje e Sali Berishës për të bërë çdo gjë, për të përmbysur bando-diktaturën, narko-diktaturën, e cila ka kaluar në format më ekstreme të uzurpimit, të sovranitetit të brendshëm kombëtar. Ka realizuar një grusht shteti të mirëfilltë brenda shtetit (Rama). Këtë grusht shteti nuk e ka bërë për të marrë Presidencën, apo për të ,marrë gjyqësorin, pasi e kanë në kontroll të plotë, Por këtë grusht shteti e kanë bërë për të marrë pushtetin e opozitës dhe parlamentin. Këtë grusht shteti e ka bërë për të marrë pushtetin e opozitës dhe parlamentit. Sovraniteti i një vendi në të gjithë fjalorët politik të botës, përcaktohet si fuqia e popullit për të kontrolluar qeveritë e tyre. Bllokimi i Ramës për Komisionet, është bllokimi i fuqisë së popullit për të kontrolluar qeverinë. Ky është përqendrim i të gjitha pushteteve në një dorë, asgjësim i sovranitetit të brendshëm dhe marrje e pushtetit të Parlamentit. Vendimi i larove të “Skapit” dhe gjykatëses së Ramës tregon marrje të pushtetit të Parlamentit. Imuniteti është atribut që Kushtetuta i jep Parlamentit në mënyrë që në përpjekje për të marrë pushtet, askush të mos cënojë dot funksionimin e tij. Në rastin konkret vendimi i një gjykatëseje të shkarkuar nga Berisha, për të marrë pushtetin e Parlamentit dhe për t’ia dhënë Ramës, përbën puç dhe krim kushtetues. Lëvizja e kësaj radhe do jetë nga ato që nuk i ka parë kurrë vendi, në kuadër të mosbindjes civile”, tha Berisha.