Berisha: Rama në Kosovë si misionar i Beogradit! Punon me albanofobë e serbofilë për të rrëzuar Kurtin

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar në rrjete sociale vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kosovë. Berisha shprehet se kreu i qeverisë shqiptare e ka vizituar Kosovën si misionar i Beogradit.

Berisha thotë se Ramës i është ngarkuar detyra në një akt të ri antishqiptar, të punojë ngushtë me albanofobë e serbofilë në Kosovë për rrëzimin e qeverisë Kurti. Ja postimi i plotë:

Të dashur miq, pas samitit antishqiptar dhe antieuropian të Ohrit ku presidenti i sebomadhisë Aleksandër Vuçiç me urdhër të Putinit mblodhi vasalët e tij të Tiranës dhe Shkupit për avancimin e Ballkanit serbo-rus në kundërvënie të hapur të procesit të Berlinit duket se Edi Rama ka marrë detyra të reja nga Beogradi.

Konkretisht duket se Edi Ramës i është ngarkuar detyra në një akt të ri antishqiptar të punojë ngushtë me albanofobë e serbofilë në Kosovë për rrëzimin e qeverisë Kurti, qeveri e cila me qëndrimet konsguente kundër projektit ruso -serb të Ballkanit të Hapur mbrojti dhe po mbron me konseguencë interesat e kombit shqiptar por edhe të Bashkimit Europian dhe NATO-s në rajon.

Me këtë rast duke dënuar me ashpërsinë më të madhe misionin e ri antishqiptar të Edi Ramës të ngarkuar nga Beogradi, paralajmëroj vasalin e mjerë të serbomadhit Vuçiç të heqi dorë nga skenarët e Beogradit kundër qeverisë së Kosovës pasi në të kundërt do marri ndëshkimin e merituar nga mbarë kombi shqiptar.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey