Berisha zbulon itenerarin e protestës kombëtare që do të mbahet nesër

Nesër në Shqipëri do të ketë protestë të madhe.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar orën dhe vendin e protestës kombëtare të thirrur për ditën e hënë, kur në Tiranë pritet të mbërrijë presidenti serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të axhendës së nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.

Berisha thekson se përveç vizitës së Vuçiç dhe asaj që ai e quan pakti kombëtar me Ramën, do të protestohet edhe kundër vjedhjes së inceneratorëve.

Protesta do të nisë në orën 16:00 nga selia e Partisë Demokratike dhe do të marshohet drejt kryeministrisë.

Njoftimi

Protestë kombëtare kundër mega vjedhjes së inceneratorëve dhe paktit kombëtar Rama-Vuçiç

E hënë 20 Dhjetor -16:00

Mbledhja tek selia e PD dhe nisja drejt kryeministrisë
Kjo është protesta e parë e lëvizjes opozitare të drejtuar nga Berisha brenda Partisë Demokratike që lidhet pikërisht me Ballkanin e Hapur, një nismë që ish-kryeministri e ka kundërshtuar që në zanafillën e saj.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey