Bërns: SHBA-të do të kyçen në negociatat Shkup-Sofje

Ambasadorja amerikane në Shkup, Kejt Mari Bërns ka paralajmëruar se SHBA do të kyçen në negociatat Shkup – Sofje për tejkalimin e kontestit mes dy vendeve për çështje të historisë dhe çështje tjera dypalëshe.

Ambasadorja amerikane theksoi se SHBA-të e shohin Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian dhe do të bëjnë gjithçka të mundur për të çuar proceset përpara.

“Vazhdojnë bisedimet me të gjithë partnerët, kemi bisedime me qeverinë këtu në Shkup, bisedime me vendet fqinje dhe në të gjithë Evropën, që të bëjmë çfardo që mundemi që ta mbështesim lëvizjen e procesit përpara. Nuk kam ndonjë paralajmërim konkret në këtë moment, përveç që të konfirmoj se SHBA do të kyçet në këtë çështje dhe bisedimet, sepse të gjithë e ndajmë vizionin e njejtë që Maqedonia e Veriut të merr vendin e merituar në BE dhe shpresojmë se kjo do të jetë shpejtë”, ka paralajmëruar ambasadorja amerikane. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey