BESA: Çka feston BDI-ja, vërshimet në Tetovë apo frigoriferat bosh të qytetarëve?

Lëvizja Besa nëpërmjet një komunikate ka reagur në lidhje me festën e BDI-së në 20 vjetorin e saj.

BESA pyet BDI se çka feston, vërshimet në Tetovë apo frigoriferat bosh të qytetarëve?

Ja reagimi i plotë:

Kriza ekonomike nëpër të cilën kalon vendi është tejet e vështirë, për çdo ditë
mirëqenia është në nivelin më të ulët. Shtrenjtimi i derivateve të naftës, rritja e
çmimit të produkteve ushqimore, rritja e çmimit të energjisë elektrike e shumëçka
tjetër është e papërballueshme për çdo familje në vend.

Duke u përballur me këtë krizë të madhe, Tetova këto ditë u përball edhe me fatkeqësi natyrore, rreshjet e rrëmbyeshme të shiut bllokuan qytetin e Tetovës së bashku me fshatrat e Malësisë. Dy ditë pas vërshimeve, Tetovën e kaploi tymi i zi, një zjarr i madh
shpërtheu në një depo fabrike në Tetovë.

Pas gjjithë këtyre vështirësive dhe
momenteve kritike, BDI po e sheh të arsyeshme të festoj në Tetovë, pikërisht në
sheshin “Iliria”, ku qeveria në të cilën bën pjesë BDI nuk e pa të arsyeshme të vijë
në Tetovë dhe të shoh çfarë ndodh.
Çfarë feston BDI në Tetovë, vërshimet të cilat kapluan Tetovën, apo dëshirojnë të
bëjnë festë se qytetarët i kanë të shprazur frigoriferët.

Apo po festojnë djegien e fabrikës. A, nuk ju vjen turp që para këngëtarëve të cilët do paguhen nga 8000 euro t’i nxjerrim qytetarët të cilët nuk kanë qindarka në xhep?

Çdo mendje e shëndosh do kishte reflektuar për t’u anuluar ky koncert, por si duket qejfet e tyre janë përpara popullit dhe fatkeqësive të tyre!

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey