BESA: kjo Qeveri dështoi, urgjentisht të ketë rikomponim të skenës politikerikomponim

Thuajse një muaj gjithë skena politike po kalon në një gjendje kaotike dhe qeveria aktuale po mundohet të mbahet në këmbë prej qelqi.

Jemi dëshmitarë se gjatë gjithë kësaj periudhe çdo dështim, çdo korrupsion, çdo aksident dhe çdo veprim tjetër devijant në shoqërinë tonë, qeveria aktuale është munduar që ta mbulojë me gjoja marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE.

Lëvizja BESA përmes politikave të saja konzistente heshti në këtë periudhe jo sepse nuk kemi patur çka të flasim por duke qenë të bindur se datë për negociata nuk do ketë, lejuam që të hecin filmin që nisën eksponentët qeveritarë me disa politikanë tjerë se gjoja Maqedonia e Veriut do merr datë për fillim të negociatave me BE.

Mos marja e datës nga ana e BE-së, dëshmon edhe njëherë se kjo qeveri është delegjitimuar dhe se veprimi politik i Lëvizjes BESA për të mos bashkëjetuar në një pushtet me parti dhe eksponentë që euro-integrimet i kanë vetëm mbulesë për krimin dhe korrupsionin, për kapjen e shtetit dhe tendencat për të kthyer një regjim hibrid, janë dëshmi të mjaftueshme që një ditë e më parë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe legjitimiteti ti kthehet popullit dhe prej aty të burojë legjitimitet i ri politik i një shumice të zgjedhur nga populli për të kthyer kursin euro-integrues të vendit jo vetëm në formë deklarative por në vepër dhe me hapa konkrete.

Jemi të bindur se përveç vetos nga Bullgaria, edhe ngjarjet e fundit në Kuvendin e shtetit, forma e presioneve ndaj deputetëve dhe gjithë atyre që nuk mendojnë njejt me qeverinë janë arsye shtesë që BE të humb besimin se kjo qeveri mund të jetë partnere e denjë për negociata.

Për fat të keq, ashtu si në kohën e regjimit Gruevski-BDI qytetarët ndaheshin në patriot dhe tradhëtarë, sot kjo qeveri mundohet të ndajë në pro-eu dhe anti-eu, gjë që si në atë regjim ashtu edhe në këtë regjim shërben vetëm për të mbuluar krimin, korrupsionin, dështimin dhe pa aftësinë e pushtetit.

Lëvizja BESA riafirmon qendrimet e veta politike se në Maqedoninë e Veriut urgjentish duhet të ketë rikonponim të skenës politike duke lejuar ardhjen e forcave politike të cilat do të jenë të gatshme të punojnë në këto dimenzione:

– pazaret politike të zëvendësohen me strategji afatgjate politike.

-Luftë e pakomromistë ndaj krimit dhe korrupsionit si dhe zbardhje e plotë e rasteve të fundit që janë evidentuar si aksidente.

-rimëkëmbje ekonomike duke hequr barierat për investitorët e huaj që ikin nga Maqedonia e Veriut se dikush kërkon përfitime korruptive.

-politikë e jashtme e bazuar në partneritet të plotë dhe dialog permanent me të gjithë palët që duan të ndihmojnë integrimin e vendit në BE.

Ritheksojmë edhe njëherë se opcioni i vetëm i Maqedonisë së Veriu është integrimi në BE. Integrim i tillë mund të bëjë vetëm një qeveri e re, me legjitimitet të plotë nga populli, e angazhuar në reforma të thella dhe me top prioritet luftën kundër krimit dhe korupsionit.

Zgjedhjet e parakohshme, në afat sa më të shpejtë janë rruga më e mirë për të kthyer shtetin në binarët e duhur.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey