BESA në Reçicë të Vogël, Hoxha: Tetovën do t’ia kthejmë tetovarëve

Lëvizja Besa ka vijuar me ristrukturimin e strukturave të saj në Reçicë të Vogël të Tetovës.

“Interesimi i madh për të qenë pjesë e strukturës së Lëvizjes BESA rritet çdo ditë e më shumë. Këtë sonte e dëshmoi kuvendi themelues i nëndegës së Lëvizjes BESA në Reçicë të Vogël dhe Reçicë e Vogël – Lagje”, theksoi sekretari organizativ, Adnan Azizi.

Sekretari i përgjithshëm, Arjanit Hoxha theksoi se Tetovën duhet t’ia kthejmë Tetovarëve, pasi që me këtë garantojmë edhe pozitën e fortë të shqiptarëve në politikbërje në Maqedoninë e Veriut.

Pajtim Izairin u zgjodh kryetar i nëndegës Reçicë e Vogël-Lagje dhe Samet Bislimin kryetar të nëndegës Reçicë e Vogël.

“Këtë kuvend e nderuan eksponentë të lartë të Lëvizjes BESA si sekretari gjeneral Arjanit Hoxha, sekretari organizativ Adnan Azizi, nënkryetari Fadil Zendeli, si dhe koordinatori i këshilltarëve të Lëvizjes BESA në Tetovë, Besar Durmishi”, thuhet në komunikatën e Besës.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey