“Besa Trans” nga Presheva organizon udhëtime për në Stamboll edhe për qytetarët e RMV-së

“Besa Trans”, tani tjetër agjenci turistike me lokacion në Preshevë organizon udhëtime edhe për qytetarët e RMV-së për Krishtlindje për në Stamboll. Për vetëm 79 euro ofron udhëtim nga sot (6 janar) deri me 13 janar me dy netë e tre ditë në Stamboll. Dhe ajo që është më e dyshimtë, nisja bëhet nga Gostivari, Tetova dhe Shkupi, shrkuan Tv Tellma, transmeton Portalb.mk.

Tv Tellma” u përpoq të organizojë aranzhim për këtë udhëtim që niset sot për të mësuar se ku është kjo agjenci në rrjetet sociale, e cila mban të njëjtin emër si agjencia Besa Trans në RMV – e cila organizoi shëtitjen për në Turqi e cila u kthye në tragjedi ku vdiqën 45 qytetarë të RMV-së.

Autoritetet përgjegjëse nuk kanë dëgjuar dhe as nuk e dinë nëse bëhet fjalë për të njëjtin autobus dhe pronarin e njëjtë, Bekim Haxhiu i cili është jashtë vendit pas aksidentit. Ai po merret në pyetje nga hetuesit bullgarë.

Tellma telefonoi Besa Trans-in në Shkup. Pas disa tentativave u shfaq një zë gruaje që siguroi se nuk punojnë dhe se nuk i organizojnë këto udhëtime.

Të njëjtën gjë pretendon edhe inspektorati, i cili ende nuk ka arritur të hyjë në selinë e agjencisë, por edhe u dorëzuan, sepse agjencisë i janë hequr licencat dhe është mbyllur, pohojnë nga inspektorati.

Nga atje u shprehën të bindur se një agjenci e huaj nuk guxon të marrë pasagjerë nga RMV-ja dhe kjo duhet të kontrollohet nga policia dhe dogana.

Edhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve konfirmoi se agjencia e vendit nuk ka licencë.

“Ministria e Transportit ia mori lejen e punës komanisë dhe ajo ka ndalesë të kryej transport të brendshëm dhe ndërkombëtar të udhëtarëve”, thanë nga Ministria e Transportit.

Tellma telefonoi në numrat e Besa Transit nga Presheva. Një zë burri që pretendonte se ishte shefi i agjencisë filloi me lehtësi të u shiste bileta (Tellmës).

Kur u pyet se ku duhet të paguajnë – ai tha se në autobusin e nisjes. Ai shpjegoi se autobusi i çon udhëtarët nga RMV deri në kufi. Kur pyetën se autobusët e kujt ishin të RMV-së apo të huaj, ai nuk u përgjigj konkretisht.

Ai duhej të u jepte kontakt të një personi nga RMV-ja që mund të shpjegojë gjithçka dhe të japë bileta.

Por pasi thirrën sërish kontaktin nga RMV-ja, pyetja e parë ishte nëse janë organe hetimore.

Menjëherë pas kësaj, shefi ndërroi mendje – shoku i tij i tha se nuk guxon të vozisë turistë nga RMV, për shkak të doganës dhe policisë dhe se udhëtimi po dështonte, por në faqen e tyre në Facebook nuk njoftojnë nëse udhëtimi vërtetë dështon apo do të organizohet.

Edhe pas gati dy muajsh, hetuesit bullgarë nuk dolën me ndonjë fajtor konkret për aksidentin. Njerëzit tanë po hetojnë nëse ka faj në institucionet tona, sepse autobusi fatal i “Besa Trans” ka kaluar 120 herë kufirin, por me dokumente false.

“Ende po punohet, po mblidhen dëshmitë materiale dhe po vendoset gjendja faktike pët krim të mundshëm. Detajet nuk mund të ndahen me publikun pasi janë në interes të procedurës”, thanë nga Prokuroria.

Kush është Besa trans nga Presheva, a ka lidhje me atë të RMV-së, në autobusin e së cilës në territorin bullgar vdiqën 45 qytetarë tanë, por për momentin nuk dihet.

Kjo agjenci nuk u gjet në regjistrin qendror të Serbisë. Ndryshe, nisja për në Stamboll, të paktën sipas asaj që është publikuar në faqen në Facebook, është sot.

Nga Gostivari niset në ora 15:30, nga Tetova në 16:30 dhe në ora 18:00 duhet të hipin udhëtarët nga Shkupi.

Në aksidentin tragjik të autostradës “Struma” në Bullgari që ka ndodhur më 23 nëntor ndërruan jetë 45 persona, prej të cilëve 12 fëmijë, ndërsa shtatë u lënduan. Ata po ktheheshin nga udhëtimi turistik në Turqi.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey