“Besa” vazhdon aktivitetet për rrethin e dytë

Lëvizja “Besa” kërkon mbështetje nga qytetarët në votimin për rrethin e dytë në Tetovë e Zhelinë. Thonë se janë në koalicion vetëm me qytetarët.

“Kryetari i ardhshëm i Tetovës, Bilall Kasami, mbrëmë ka mbajtur takime me banorët e Malësisë së Tetovës, në Brodec e Lisec, dy prej fshatrave te të cilat korrëm sukses që në raundin e parë të zgjedhjeve. Ai ishte atje për t’i falënderuar për mbështetjen e për t’i bërë gati për triumfin e madh të 31 tetorit. Kasami gjithashtu po diskuton me tetovarët për projektet konkrete të cilat do të fillojë t’i realizojë menjëherë par marrjes së udhëheqjes me komunë e Tetovës, gjë e cila tashmë është punë e kryer. Gjatë ditëve në vijim ne do të vazhdojmë me vizita në vendbanime të ndryshme për të falënderuar të gjithë ata që vendosën për ndryshimin. Sa i përket p[përkrahjes nga partitë e tjera politike, siç e ka potencuar edhe kryetari i Besës, Ne jemi në koalicion me qytetarët dhe vetëm prej tyre pres përkrahje pa rezervë.”,- tha zëdhënësja e shtabit në Tetovë të Lëvizjes Besa, Elma Sherifi.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey