Besimtarët ortodoksë sot festojnë Pashkët

Besimtarët ortodoksë sot festojnë festën më të madhe të krishterë Pashkët – Ringjalljen e Krishtit.

Ringjallja e Krishtit u njoftua në mesnatë në të gjithë tempujt e Kishës Ortodokse të Maqedonisë dhe sot mbahen liturgjitë e ringjalljes.

Festa e Pashkëve Ortodokse shoqërohet me vezën e kuqe, bukën e ëmbël, flakën e shenjtë dhe mishin e qengjit. Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, përcjell TV21.

Ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Pjesë tjetër e traditës së Pashkës Ortodokse është buka e Pashkës, ku vendoset veza e kuqe në mes, e cila duke qenë e ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey