Besnik Muçi në mëshirë të fatit, e dërgon çështjen në Strasburg

Sharing is caring!

Besnik Muçi nuk është më pjesë e sistemit të Drejtësisë. Ligjërisht nuk është më as anëtar i Gjykatës Kushtetuese, duke e rikthyer në pikën zero funksionimin e kësaj gjykate. Sepse, një kandidat që të dekretohej, apo betohej në detyrën e lartë të gjyqtarit kushtetues duhet të kishte kaluar të dy shkallët e vettingut.

Gjë që Besnik Muçi nuk e kishte bërë dhe nxitimi i Metës me emrin e tij, e ka futur sërish çështjen në udhëkryq. Prokurori Besnik Muçi pati një reagim të ashpër pak minuta pasi doli nga salla e Kolegjit të Posaçëm të Apelit, prej nga mori vendimin e shkarkimit nga detyra.

Pasi argumentoi se vettingu duhej të ndërpritej në momentin e dekretimit dhe betimit të tij si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, i përzgjedhuri i presidentit Meta, si një anëtar kushtetues ka vendosur dërgimin e çështjes në Strasburg.

Sipas burimeve bëhet e ditur se Muçi ka pajtuar një zyrë avokatie në Tiranë, e cila ndjek këto procedura në Strasburg, me bindjen se gjetjet e Komisionerit Publik dhe më tej vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelit nuk janë të drejta.

Gjithashtu bëhet e ditur, se Muçi ka siguruar edhe dokumente për gjetjet mbi pasurinë dhe pastërtinë e figurës, pika mbi të cilat u bazua edhe vendimi për shkarkimin.

Muçi tha se “shkaku i parë është diferenca financiare e 4 viteve në shumën 6 milionë lekë të vjetra. Shkaku i dytë është mosdeklarimi i tokës bujqësore që bashkëshortja ime ka marrë në vitin 1991. Por bashkëshortja ime e ka pasur këtë me burim të ligjshëm dhe shkaku shkaku tjetër, mosdeklarimi i një banesë të ndërtuar në vitin 1985 nga prindërit”.

Për Muçin përvec problemeve me pasurinë pati edhe kontestime të tjera që kishin të bënin me figurën dhe për pasojë cënimin e besueshmërisë së qytetarëve tek një gjykatës, apo prokuror.

“Çfarë cënimi kam unë që kemi një të afërm që është dënuar për moskallëzim krimi, i cili ka marrë edhe pafajësi për mungesë fakti” – tha Muçi për rastin e bërë publik.

Gjithsesi, çështja do të merret në shqyrtim nga Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut dhe deri atëherë Besnik Muçi është në mëshirë të fatit. Sepse nuk mund të jetë, as prokuror, e as anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Sharing is caring!

Loading...
shares