Betejë e vërtetë midis dy fqnijve, pema ndahet përgjysmë

Një betejë e vërtetë midis dy fqinjve për një pemë që gjendet midis dy hyrjeve të shtëpive. E gjitha kjo, derisa njëri nga fqinjtë e preu pemën e kontestuar përgjysmë.

Bharat Mistry, 56-vjeçar, tha se fqinji i tij ishte ankuar për pëllumbat që kishin bërë fole dhe që po e ndotnin pjesën e tij të rrugës, informon Shtegu.com.

Të dy u përpoqën të gjenin një zgjidhje miqësore, tha ai, para se banori tjetër thjesht të priste pemën në gjysmë.

Pema që atëherë është bërë një atraksion turistik pasi fotot e saj janë shpërndarë në internet dhe njerëzit bëjnë udhëtime për ta parë atë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey