Betohen deputetët e legjislaturës së 8-të Kuvendit të Kosovës

Betohen deputetët e legjislaturës së 8-të Kuvendit të Kosovës.

Në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës janë betuar deputetët e legjislaturës së 8’të.

Të pranishëm në sallë për benim kanë qenë 114 deputetë.

Me këtë rast, drejtuesi i seancës, Avni Dehari ka lexuar deklaratën për betimin e deputetëve.

“Unë, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryer detyrën time dhe do ta përfaqësojë me dinjitet popullit, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey