Beyonce tregon dietën që mbajti para se të performonte në Coachella

Sharing is caring!

Në një video të shpërndarë në YouTube, Beyonce zbuloi se përpara se të performonte në Coachella në vitin 2018 peshonte gati 80 kilogramë. “Mirëmëngjes! Është ora 5 e mëngjesit dhe është dita e provave për Coachella,” thotë ajo në fillim të videos. “Makthi i çdo gruje. Kjo është pesha ime, 80 kilogramë. Kemi shumë punë përpara”.

Ishte parashikuar që Bey të performonte në Coachella në vitin 2017, por për shkak të shtatzënisë së dytë me binjakët Rumi dhe Sir, performanca e saj u shty një vit më vonë. Ditën kur binjakët erdhën në jetë, Beyonce peshonte 99 kilogramë dhe rrjedhimisht i duhej të humbiste peshë për Coachella-n.

Pasi rifitoi shëndetin mendor dhe fizik, ajo u përgatit për festivalin duke u bërë vegane dhe duke hequr nga dieta kafeinën dhe alkoolin.

“U ktheva në skenë pas lindjes së binjakëve. Isha një grua që ndjeja sikur trupi im nuk ishte i imi,” thotë Beyonce në video, ku më pas tregon për dietën 22 ditore që planifikoi me Marco Borges, mik i Beyonce-s, trajner, fiziolog dhe autori më i shitur në New York Times.

Dieta përfshin një menu të freskët, organike me receta si supë me lulelakër, sallatra të frymëzuara nga sallata e famshme tajlandeze,Thai (hudhër, sheqer palme, lëng limoni etj) dhe ofron një qasje ndaj ushqimeve me bazë bimore dhe të shëndetshme.

“Ne e dimë fuqinë e perimeve,” thotë Borges në klip. “Dieta me bazë bimore është me të vërtetë më e mira për të eliminuar ushqimet e përpunuara që nuk na bëjnë mirë për shëndetin. Kur konsumoni produkte të tilla me bazë bimore, sigurisht që do të keni energji.”

Programi zgjat 21 ditë dhe në ditën e 22 njerëzit kuptojnë se kanë filluar zakone të shëndetshme.

Beyonce foli për dietën e famshme edhe në dokumentarin e Netflix “Homecoming”. “Për të përmbushur qëllimet e mia, po kufizoj veten që të mos ha më as bukë, as sheqerna, as qumësht, as mish, as peshk, as alkool.”

Për të patur rezultate më të shpejta, diva e mbajti dietën 44 ditë.

The post Beyonce tregon dietën që mbajti para se të performonte në Coachella appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Sharing is caring!

Loading...
shares