Bideni shkarkon nga detyra të emëruarën e Trumpit

bidenn-2

Bideni shkarkon nga puna të emëruarën e Trumpit në EEOC.

Sharon Gustafon, e emëruara e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Komisionin e Mundësive të Barabarta të Punësimit (EEOC), u pushua nga puna nga Shtëpia e Bardhë pasi ajo refuzoi të jepte dorëheqjen me dëshirë, duke thënë se ajo “me respekt” refuzoi kërkesën e presidentit Joe Biden, i cili dëshironte ta emëronte në atë pozitë këshilltarin e tij të përgjithshëm, njofton Independent.

Sharon Gustafon u pushua nga puna pasi asaj iu tha të hiqte dorë nga posti në mënyrë që presidenti i ri Biden të mund të zgjidhte të emëruarin e tij në EEOC, por refuzoi dhe tregoi qëllimin e saj për të qëndruar deri në fund të mandatit të saj katër-vjeçar.

Gustafon, e cila u emërua nga Trumpi në vitin 2018 dhe i kishin mbetur edhe dy vjet nga mandati i saj me EEOC, u shkarkua nga roli i saj dje.

Presidentët kanë të drejtë të caktojnë këshillin e tyre të përgjithshëm për të mbështetur EEOC-in, megjithëse grupet konservatore thanë që masa ishte në kontrast me thirrjet e Bidenit për unitet.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey