Bie Besnik Muçi, Meta shpall vakancën për Gjykatën Kushtetuese

Sharing is caring!

Presidenti Ilir Meta ka shpallur vakancën për vendin e mbetur bosh në Gjykatën Kushtetuese, pas shkarkimit nga KPA të anëtarit të kësaj Gjykate, Besnik Muçit.

Kreu i shtetit e mori vendimin menjëhere pas takimit që pati në presidencë me Besnik Muçin.

Muçi e kundërshtoi vendimin e KPA-së dhe deklaroi se do të vijonte në detyrën e anëtarit të Gjykatës, por kreu i shtetit i kërkoi ta rishihte qëndrimin.

“Presidenti i kërkoi zotit Muçi që të vlerësonte mundësinë që të rishikonte qëndrimin e tij më të fundit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar kushtetues”, thuhej në një reagim.

Sharing is caring!

Loading...
shares