Bie ‘miti’ i imunizimit të tufës? Sa përqind e suedezëve krijuan antitrupa, pavarësisht hapjes

Ariana del për shëtitje me veturë, befason të gjithë me këtë detaj

Ariana del për shëtitje me veturë, befason të gjithë me këtë detajDeri në fund të prillit, vetëm 7.3% e banorëve të Stokholmit kanë krijuar antitrupa kundër Covid-19 pavarësisht hapjes së vendit gjatë pandemisë, cka ngre shqetësime se qasja e ndjekur prej vendit që nuk zbatoi masat e izolimit, nuk ka ndihmuar ashtu sic shpresohej në krijimin e një imunizimi në shkallë të gjerë të popullsisë.

Hulumtimi i bërë nga vetë nga agjensia e shëndetit publik në Suedi, thotë then Guardian, erdhi pasi Finlanda paralajmëroi se do të ishte e rrezikshme t`i happen dyert turistëve suedezë, pasi shifrat treguan se niveli i vdekjeve në këtë vend sipas majteve të javës së fundit të majit, ishte më I larti për frymë ne Europë. Epidemiologu shtetëror i Suedisë, Anders Tegnell, tha se shifra e antitrupave ishte “pak më e ulët se sa do të mendonim”, por shtoi se kjo reflektonte situatën e disa javë më parë dhe ai besonte se deri tani “pak më shumë se 20%” e popullsisë së kryeqytetit e ka marrë ndoshta virusin.

Por agjensia e shëndetit publik tha se pritshmëritë ishin që rreth 25% e suedezëve do të infektoheshin deri në 1 maj. Tom Britton, një profesor i matematikës që ndihmoi në zhvillimin e modelit të parashikimit, tha se shifra që del nga studimi është befasuese, duke shtuar se është vërtet për t`u habitur sesi ata u gabuan kaq shumë!

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey