Bie në 130 numri i rasteve aktive me Covid-19

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.650 testime të realizuara, 6 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Nga Instituti i Shëndetit Publik, njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë regjistruar 27 pacientë të shëruar, ndërkaq nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.716 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 150.100 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.486 pacientë. Raste aktive në vend janë 130

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey