Bie Qeveria bullgare, tërhiqet partia e Trifonov

“Po tërhiqemi. Nga sot po tërheq ministrat e partisë sonë dhe po i jap fund këtij koalicioni dhe kësaj agonie”, deklaroi përmes një video fjalimi lideri i partisë bullgare “Ka një popull të tillë”, Slavi Trifonov, raportojnë mediat bullgare.

Ministrat e kësaj partie më herët e lanë seancën e kabinetit të Petkovit për shkak të “buxhetit të keqmenaxhuar nga ministri i financave Asen Vasilev. Trifonov tha se koalicioni nuk po funksionon siç duhet dhe e krahasoi me agoni, përcjell INA.

“Koalicioni nuk po funksionon dhe subjekti jonë politik nuk ka vend në këtë qeveri. Ka dy arsye: Republika e Maqedonisë së Veriut dhe fakti që nuk ka para në vend”, deklaroi Trifonov.

Sipas tij, kryeministri Kiril Petkov u ka premtuar liderëve të ndryshëm të Evropës dhe botës se do të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe do të bëjë gjithçka për ta realizuar këtë qëllim.

“Kiril Petkov në mënyrë të vrazhdë, të pamëshirshme dhe të njëanshme nuk e respektoi marrëveshjen e nënshkruar të koalicionit. Maqedonia është një pjesë e rëndësishme e historisë dhe shpirtit tonë dhe askush nuk ka të drejtë të marrë vendime të njëanshme kundër vullnetit të popullit bullgar. Kjo quhet tradhti kombëtare”, tha Slavi Trifonov. (INA)

Slavi Trifonov

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey