BIK-u njofton për fillimin e Ramazanit më 13 prill

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët myslimanë dhe të gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar Ramazan fillon ditën e martë më 13 prill 2021.

Nga BIK kanë uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

“Me rastin e fillimit të Muajit të Madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë e trojet tona, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët. Me fat Muaji i Madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar”, thuhet nga BIK.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey