Bilall Kasami dhe plani i tij përtej Tetovës

Editorial nga INA

Bilall Kasami është një nga themeluesit dhe tani drejtues i Lëvizjes Besa.

Ai është një ekonomist i shquar dhe politikan pragmatist, i cili me çdo kusht synon pushtetin, por jo për qëllime personale dhe familjare, por për të mirën e përgjithshme.

Lëvizja që drejton prej themelimit e deri më tani, si në pushtetin qendror ashtu edhe në atë lokal, ka dëshmuar se ka kapacitete dhe kuadro për të drejtuar institucionet duke përdorur politika reformiste dhe zhvillimore.

Transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje, aktiviteti politik dhe dëshira e madhe për ndryshim dhe reforma, ka bërë që Kasami të ngadhënjej në kryeqendrën e shqiptarëve në Maqedoni.

Edhe këtu ai është shprehur i hapur dhe shumë transparent, duke biseduar me qytetarët për çdo projekt në tribuna të ndryshme.

Me të ardhur në qeverisje, ai ka shpalosur në mënyrë të detajuar të gjitha keqpërdorimet dhe kontratat e dëmshme nga qeverisjet e kaluara.

Ndonëse me një kuletë të zbrazur ai dhe partia që drejton kanë filluar realizimin e shumë projekteve si dhe organizimin e manifestimeve të shumta kulturore e edukative.

Ndërsa në pushtetin qëndror ku ka udhëhequr vetëm me një ministri, ka lënë gjurmë dhe projekte që reflektojnë edhe sot.

Kasami qeverisë me logjikën që me rezultate dhe qeverisje të drejtë ta rrisë partinë edhe në qendra tjera të rëndësishme shqiptare. Fokusi i tanishëm është të ngadhnjej në Tetovë në zgjedhjet për këshillin komunal, ndërsa pretendimet e Lëvizjes BESA janë edhe komunat e tjera si Shkupi, Kërçova e deri në Kumanovë e më gjerë.

Këtu edhe mund të çaloj, nëse nuk bën hapje të partisë me kuadro të reja për ta zgjeruar edhe më tepër kryesinë e partisë.

Kasami gjithashtu duhet të duket më tepër në terren gjithandej vendbanimeve shqiptare për ta parë nga afër realitetin në terren, për reaguar pastaj në mënyrë proaktive.

Fokusi i tij nuk duhet të jetë vetëm qeverisja lokale, por edhe pushteti qendror dhe kjo mund të arrihet duke dal me një kauzë të qartë politike dhe mekanizmat e realizimit të saj.

Sidoqoftë, duket qartë se Kasami do të shkoj përtej Tetovës, duke u etabluar në të ardhmen si parti parlamentare dhe faktor i rëndësishëm në politikbërjen e shtetit.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey