Bilall Kasami e krahason Ali Ahmetin me Enver Hoxhën

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në “Programin 200” në Alsat, ka thënë se qytetarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, janë lodhur nga BDI-ja dhe lideri i saj Ali Ahmeti të cilët prej 20 vitesh janë në pushtet. Duke folur për qeverisjen e BDI-së në dy dekada, Kasami e ka krahasuar Ahmetin me diktatorin Enver Hoxha.

“Qytetarët janë lodhur. Kemi një parti politike që është 20 vite në pushtet që pretendon të përcjell liderin e tyre historik Enver Hoxhën sepse vetëm ai si një lider komunist arriti të qendrojë më gjatë se Ali Ahmeti në skënën politike, por kjo nuk është si rezultat i demokratizimit të shoqërisë këtu në Maqedoninë e Veriut, por si rezultat kthimit të një mundësie moniste në lidershipin e BDI-së dhe tentimin për të kapur të gjitha sferat e pushtetit dhe shoqërisë në përgjithësi”, tha kryetari lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Kreu i Lëvizjes BESA, ka thënë se e vetmja mundësi për t’i çliruar shqiptarët nga kjo situatë, është që partitë opozitare shqiptare të nisin bashk..

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në “Programin 200” në Alsat, ka thënë se qytetarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, janë lodhur nga BDI-ja dhe lideri i saj Ali Ahmeti të cilët prej 20 vitesh janë në pushtet. Duke folur për qeverisjen e BDI-së në dy dekada, Kasami e ka krahasuar Ahmetin me diktatorin Enver Hoxha.

“Qytetarët janë lodhur. Kemi një parti politike që është 20 vite në pushtet që pretendon të përcjell liderin e tyre historik Enver Hoxhën sepse vetëm ai si një lider komunist arriti të qendrojë më gjatë se Ali Ahmeti në skënën politike, por kjo nuk është si rezultat i demokratizimit të shoqërisë këtu në Maqedoninë e Veriut, por si rezultat kthimit të një mundësie moniste në lidershipin e BDI-së dhe tentimin për të kapur të gjitha sferat e pushtetit dhe shoqërisë në përgjithësi”, tha kryetari lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Kreu i Lëvizjes BESA, ka thënë se e vetmja mundësi për t’i çliruar shqiptarët nga kjo situatë, është që partitë opozitare shqiptare të nisin bashkpëunimin.

“Vlerësoj se tani me ndryshimet në ASH opozita shqiptare ka edhe një mundësi dhe është hapur edhe një mundësi shtesë bashkëpunimi”, u shpreh Kasami.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey