Bilall Kasami: Ja çfarë pashë në zyrat e Higjienës Komunale

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami ka takuar sot punëtorët e Njësisë Punuese “Higjiena Komunale” në Tetovë, ku ka shprehur shqetësime për gjendjen e kësaj ndërmarrje dhe të punëtorëve të saj.

Ai këtë shqetësim e ka shprehur edhe përmes një postimi në rrjetet sociale:

“Të lënë në harresë me vite, në kushte që vetëm ata dinin se si punojnë, dje, realizova takim me punëtorët e Njësia Punuese “Higjiena Komunale”. I tmerruar me pamjet e atjeshme. Baltë dhe zyra katastrofale. Rroba të vjetruara dhe pagë minimale. Thirrja emergjente është tani. Kujdesi i tyre ndaj qytetit duhet të kthehet me shpërblim. Përpara tyre u zotova për përkushtim më të madh ndaj tyre. Rroba të reja dhe ngritje të pagave do të jenë pikënisja e një transformimi për NPK-në.

Gjithashtu, i njoftova se shumë shpejtë në Tetovë do të arrijnë kamionë të rinj së bashku me kontenjerë që do të shërbejnë drejtëpërdrejt në lehtësimin e punës së tyre dhe pastërtin e qytetit tonë.

Dislokimi i tyre mbetet një përgjegjësi e madhe e jona, me të vetmin qëllim krijimin e një vendi sa më të përshtatshëm dhe adekuat për punëtorët e Higjienës Komunale. 2022-shi do të jetë vit i punës. Për qytetin tonë!”, nënvizoi Kasami.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey