Bilall Kasami takohet me ambasadorin e BE-së, David Geer

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami si dhe nënkryetarja Besa Kadriu, realizuan takim pune me Ambasadorin e BE-së në Shkup, z.David Geer.

Në takim është diskutuar rreth aktualitetit politik në vend, për propozimin francez si dhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me procesin euro- integrues. Ambasadori Geer nga ana e kryetarit Kasami është njoftuar se Lëvizja BESA gjithnjë ka mbështetur procesin integrues të vendit dhe do të vazhdojë ende të bëj të njëjtën gjë. Pas mbështetjes që i dhamë propozimin francez, tani vendi dhe qeveria duhet të përkushtohen në zbatimin e të gjitha reformave, sundim të ligjit, luftën kundër korrupcionit si dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Lëvizje BESA vlerëson se vendi nuk ka alternativa të tjera përveç anëtarësimit në BE dhe se çdo devijim i kësaj rruge do të ishte i dëmshëm për të ardhmen e vendit.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey