Bilall Kasami uron Memli Krasniqin

Kryetari i Lêvizjes BESA, Bilall Kasami ka uruar Memli Krasniqin për zgjedhjen e tij në kreun e PDK-sê.

“Pas çdo procesi zgjedhor rifreskimi i subjekteve politike është i domosdoshëm për të ofruar demokraci të plotë në strukturat e partisë.

Partia Demokratike e Kosovës në Konventën e dhjetë të saj për kryetar të subjektit zgjodhi z. Memli Krasniqin.

Në emrin tim personal dhe Lëvizjes BESA, z. Memli Krasniqit dhe PDK-së i uroj suksese në të ardhmen, dhe më të mirën për Republikën e Kosovës.”, ka nënvizuar Kasami.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey