Bilanci me Covid 19 në Maqedoni gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.682 teste të kryera janë regjistruar 457 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 700 pacientë, transmeton Alsat.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 30 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 119.828 raste, prej të cilëve 101.474 janë shëruar, kurse 3.503 kanë ndërruar jetë.

Vendi aktualisht ka raste aktive 14.851.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey