Bill Gates tregon kur do t’i kthehet bota normalitetit nga Covid-19

Bill Gates beson që bota do t’i kthehet tërësisht normaliteti nga COVID-19, deri në fund të vitit 2022. Duke folur për Sophy Ridge të shtunën, sipërmarrësi dhe filantropisti ka shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet që së shpejti të kenë rezerva të vaksinës kundër koronavirusit dhe ato t’i ndajë për shtetet e tjera.

65-vjeçari ka shprehur shqetësimin se bota nuk do të marrë mësim nga pandemia me COVID-19, për tu përgatitur për sëmundjet e radhës globale.

“Ka ende pyetje se si do të funksionojë vaksina Johnson & Johnson dhe nëse ajo është e pranueshme, kjo do të ishte shumë e dobishme, mirëpo disa shtete të pasura duke përfshirë këtu SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, këtë verë do të arrijnë nivele më të larta të vaksinimit duke bërë që këto dy vende të lirohen paksa. Pres që deri në fund të këtij viti shumë shtete të përfundojnë vaksinimin ashtu që deri në fund të vitit 2022 rastet të bien në numra shumë të vegjël”, ka thënë Gates.

Gates i cili posedon pasuri miliardëshe me kompaninë e tij teknologjike “Microsoft” ka thënë se ka pasur padrejtësi në shpërndarjen e vaksinës anti-COVID në botë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey