Bill Gates zgjedh Porsche në vend të Teslës së Elon Musk – Hidhni një sy!

Pse tingëllojnë kaq këndshëm emrat që fillojnë me H?Bill Gates sigurisht që mund t’i bëjë dhuratë vetes çfarëdolloj makine që dëshiron. Megjithatë, së fundmi bashkëthemeluesi i Microsoft tha se bleu një Porsche të ri, makinën elektrike “Porsche Taycan”, e cila ndezi një sërë diskutimesh në Twitter, me CEO-n e Teslës, Elon Musk, i cili e quajti bashkëbisedimin më të fundit të tij me Gates, si “nënçmues”.

Në fakt, Porsche prezantoi modelin e vet Taycan, makinën e parë sportive elektrike të kompanisë gjermane të automjeteve luksoze, si një konkurrent me flotën e makinave elektrike të Teslës.

Makina elektrike e Porsche vjen me një çmim fillestar prej 150.900 dollarë për Taycan Turbo, i cili është edhe më i lartë se çmimi fillestar 100.000 dollarë për modelin S të makinës elektrike të rivalit Tesla.

Porsche Taycan përmban një paketë baterie litium-jon me 93 kilovat për orë që fuqizon motorin elektrik të dyfishtë, i cili lejon që makina të shkojë nga 0 në 100 kilometër për orë. Për krahasim, Tesla Model S mund të shkojë nga 0 në 100 kilometra për orë në 2.5 sekonda.

Taycan Turbo mund të përshkojë 320 kilometra me një karikim të plotë, krahasuar me modelin Tesla S, e cila përshkon 560 kilometra, me karikim të plotë. Ashtu siç edhe Tesla S, në brendësinë e saj, Taycan është pa lëkurë, e veshur me materiale të riciklueshme, që sipas Porsche shërben për të forcuar konceptin e makinës sportive elektrike.

Porsche Taycan, ka gjithashtu një ekran me touch prej 10.9 inç, që përfshin një funksion kontrolli nëpërmjet zërit.

Megjithatë, në një kohë që reagimi i Elon Musk për bashkëthemeluesin e Microsoft, për zgjedhjen e bërë nga rivali i Teslës nuk ishte dhe aq entuziast, Gates, gjatë intervistës së tij ka komplimentuar Teslën duke thënë se është një kompani që po ndihmon në drejtimin e automjeteve dhe në ngritjen e makinave elektrike, duke i bërë më të përballueshme.

Sidoqoftë, kur vjen puna për të zgjedhur se çfarë makine do të blejë, Bill Gates ka zgjedhur Porsche – si një brand që e njeh mirë. Miliarderi ka blerë në të kaluarën shumë makina të brandit Porsche, përfshirë Porsche 911, një model që Gates e bleu në 1979, kur sapo kishte filluar të “vilte frytet” e Microsoft. Më vonë, Bill Gates mori Porsche 930 Turbo dhe po ashtu një model të rrallë të makinave sportive, Porsche 959, nga e cila u prodhuan vetëm disa modele. /cnbc/

Jenida Vladi/ SCAN

Pse tingëllojnë kaq këndshëm emrat që fillojnë me H?

Pse tingëllojnë kaq këndshëm emrat që fillojnë me H?

Pse tingëllojnë kaq këndshëm emrat që fillojnë me H?

The post Bill Gates zgjedh Porsche në vend të Teslës së Elon Musk – Hidhni një sy! appeared first on ShqipMedia.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey