“Bishat” amerikane, SHBA teston 52 avionët e luftës me Iranin (FOTO)

Vijojnë kërcënimet dhe tensionet mes SHBA dhe Iranit, pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Suleiman, nga trupat amerikane. Ditën e sotme, teksa në Teheran po zhvillohej ceremonia mortore e gjeneralit, me mijëra qytetarë të pranishëm, Forcat Ajrore të SHBA dhuruan një shfaqje gjigante, duke lançuar në “paradë ushtarake” 52 avionë F-35A.

Avionët në fjalë, të cilët kapin shifrën 4.2 miliardë dollarë, u ngritën me sukses nga Baza Hill e Forcave Ajrore. Përmasat e forcës ushtarake amerikane u demonstruan përmes ushtrimeve të shumta të kryera nga F-35 A-të.

SHBA mundi të siguronte një F-35A, katër vite më parë. Që prej asaj kohe, krahët e fuqishëm luftarakë të tyre duket se mund të përballojnë shumëçka.

“Ky është vetëm fillimi i operacioneve të qëndrueshme luftarake F-35A dhe ne do të jemi gati për t’u vendosur sa herë, kudo që të na duhet”, u tha gjatë një prononcimi nga pala amerikane.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey