Biznesmeni i vrarë në Tropojë, djali i tezes së Fatmir Haklajt (Foto)

Tropoja u trondit mbrëmë nga një vrasje me armë zjarri. Si pasojë, mbeti viktimë Guxim Gjyriqi, i cili ishte pronar i një pike karburanti.

Sipas “Shqiptarja.com”, Gjuriqi, 47 vjeç ishte djali i tezes së Fatmir Haklajt. Ai është vrarë pranë pikës së karburantit të tij në lagjen “Partizani”. Autori i ka zënë pritë dhe e ka ekzekutuar.

Ende nuk dihen motivet, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes që e konsideron të paqartë, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Fatmir Haklaj, i akuzuari kryesor për vrasjen e Azem Hajdarit do të qëllohej për vdekje mbrëmjen e 4 nëntorit 1999. Deri atëherë ai i kishte shpëtuar 7 pritave dhe atentateve, por plumbi pas shpine që mori në pritën e ngritur në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi (Mulosmani), do ishte fatal për të.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey