Biznesmeni shqiptar shfaqet i grimuar si vajzë në studio

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili ka pranuar prirjet e tij seksuale, ka deklaruar se në Shqipëri ka shumë persona që janë gay, por qëndrojnë të fshehur.

I ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Rudina’, ai ishte grimuar njësoj si në fotot artistike që kishte realizuar kohë më parë.

Eltoni tregoi se nuk rri i lyer me makijazh në përditshmëri, por vendosi që të shfaqej si një vajzë në mbrojtje të të drejtave të transgjinorëve.

‘Punëdhënësit nuk duhet të diskriminojnë punëmarrësit për veshjen e tyre. Në Shqipëri ka diskriminim ekstrem ndaj personave transgjinor’, tha biznesmeni.

Kujtojmë edhe më herët në emisione të ndryshme, ai ka folur hapur për preferencat e tij seksuale.

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk September 11, 2019 9:16 pm ne Kurioz. ne link https://lajme.mk/?p=149049
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit