Blerta Deliu- Ministres Nagavci: Nuk e di a e ke vizituar ndonjë shkollë të vetme

Deliu-Nagavcit: Nuk e di a e ke vizituar ndonjë shkollë të vetme.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për arsimin ka pasur disa kritika për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin, raporton Gazeta Express.

Para deputetëve, Deliu ka thënë se masat e Qeverisë për t’u mbrojtur nga përhapja e COVID 19 kanë ndikuar në jetën e mbi 30 mijë nxënësve dhe profesorëve.

Deliu tha se shumë fëmijë nuk kanë qenë pjesë e transformimit që është bërë nga mësimi tradicional në atë elektronik.

“Masat e shpallura nga Qeveria e kanë ndikuar jetën e nxënësve dhe të mbi 30 mijë mësimdhënësve dhe profesorëve. Kalimi nga mësimi tradicional në atë elektronik ka bërë që shumë të mos jenë pjesë e këtij transformimi”, ka thënë Deliu.

E njëjta tha se edhe viti shkollor ka filluar me dy javë vonesë, e për këtë arsye fëmijët kanë humbur disa javë mësimi.

“Qeverisja që pasoi në verën e vitit të kaluar edhe pse kishte në dispozicion muajt e verës që të organizojë mënyrën e mësimit në kohë të pandemisë, edhe fillimin e vitit shkollor e filloi me dy javë vonesë”, tha deputetja e PDK-së, që tutje e ka pyetur Nagavcin nëse prej se e ka marrë detyrën ka vizituar të paktën një shkollë të vetme në vend.

“Zonja ministre nuk e di nëse e ka vizituar ndonjë shkollë të vetme, përveç se është përzirë në kompetencat e disa prej shkollave. Çfarë do të ndodhë me 32 mijë fëmijët që trashmë e kanë humbur një vit shkollor për shkaqet që unë i përmenda?”, ka thënë Blerta Deliu.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey