Blindohet Lushnja/ Pas shpërthimit në zyrë, ç’po ndodh me kryebashkiakun dhe sekretaren (Foto)

Kryebashkiaku i Lushnjës dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu pas shpërthimit me lëndë plasëse në zyrë janë nisur drejt Tiranës.

Ata janë nisur drejt kryeqytetit për mjekim të specializuar megjithëse mjekët theksojnë se janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se ka qenë ish shoferi i kryetarit të bashkisë ai që pas një konflikti verbal me këtë të fundit ka hedhur një granatë në zyrë.

Autori është shpallur në kërkim policor dhe në zonë janë ngritur postblloqe për kapjen e tij.

Në drejtim të Lushnjes janë nisur drejtori i Policisë së së Shtetit Ardi Velia dhe kreu i Policisë Kriminale Tonin Vocaj. Lidhur me këtë ngjarje është njoftuar edhe kryeministri i vendit Edi Rama, dhe kryeprokurori Olsian Çela.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey