Bllokada në Kuvend, LSDM: Mickoski përpiqet të mbulojë dështimin e qeverisjes së komunave

Për bllokadën e kuvendit reaguan nga LSDM. Bllokimi i ligjeve që janë me interes jetik për qytetarët është mënyra me të cilën Mickoski përpiqet të mbulojë dështimin e qeverisjes 6 mujore të kryetarëve të tij, u shpreh deputeti socialdemokrat Mile Talevski. Sipas tij Kryetari i Komisionit parlamentar për Bujqësi, Ljupço Dimoski, tash e tre muaj nuk pranon t’i shqyrtojë ndryshimet në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, të parashtruara nga deputetët e LSDM-së dhe koalicionit me çka duhet të heqin pengesat administrative për pagesën e subvencioneve për fermerët. Milevski shtoi se me këtë VMRO-DPMNE po u shkaktojnë dëme të drejtpërdrejta kultivuesve të duhanit.

“E shihni se një numër serioz i ligjeve janë miratuar edhe gjatë bllokadës kur VMRO-DPMNE po largohej prej tyre. E dini se VMRO- DPMNE e la seancën kur u soll ndihma financiare gjatë krizës së koronës. Masat e koronës të cilat ishin në interes të qytetarëve, ekonomisë për të zbutur pasojat e shkaktuara nga kjo pandemi, ata i ndaluan. Është gjetur mënyra që ai problem të zgjidhet në përputhje me Rregulloren, në mënyrë që ne brenda Rregullores mazhoranca duhet të kërkojmë zgjidhje dhe ka zgjidhje për t’u përballur me këtë situatë në interes para së gjithash të qytetarëve”, tha Mile Talevski, deputet.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey