Bllokimi i hapësirës ajrore për avionët rusë, Kovaçevski: Vendimi mbetet, ne jemi vend anëtar i NATO-s

I pyetur nëse mbetet ndalesa për fluturim të aeroplanëve rusë mbi shtetin tonë, konkretisht pas refuzimit për shfrytëzim të hapësirës ajrore për fluturim deri në Beograd të shefit të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se ky fluturim nuk ka trajtim të veçantë dhe se mbetet ndalesa sipas vendimeve në nivel të NATO-s dhe harmonizimi me politikën e jashtme të BE-së.

“Kemi marrë një vendim për të ndaluar linjat ajrore ruse të fluturojnë mbi territorin e vendit tonë. Ne jemi anëtare e NATO-s, që do të thotë se vendimet e marra në NATO janë edhe vendimet tona dhe kemi një politikë të jashtme plotësisht të harmonizuar me politikën e BE-së. Në lidhje me fluturimin konkret nuk ka asnjë trajtim tjetër lidhur me vendimin që është marrë, i cili është në fuqi dhe që mbetet në fuqi. Sa i përket fluturimit konkret nuk ka trajtim tjetër”, tha Kovaçevski.TV21

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey